Kronikë e zezë

Arrestime dhe bastisje në dy fshatra të Malishevës

 

Në dy operacione policore në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar armë të mbajtura pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armëmbajte pa leje, më dt. 17.07.2021 në fshatrat Panorc dhe Lubizhdë të Malishevës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.