Kronikë e zezë

Rrahje mes tre personave në Podujevë, dy përfundojnë në spital

Perleshje
Foto: Ilustrim
 

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në Podujevë të hënën. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, derisa dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Në lidhje me rastin, nga ana e policisë është kërkuar edhe i dyshuari i tretë, por i njëjti nuk është takuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.