Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë në Vushtrri

 

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në Vushtrri në mbrëmjen e sotme.

Gjatë kontrollit në një veturë në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri, njësitet policore kanë gjetur tek një pasagjer një pistoletë me gjashtë fishekë. I dyshuari nuk posedonte leje për armë.