Kronikë e zezë

Tentim për grabitje në Prishtinë, qytetarët ndalojnë të dyshuarin

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia ka arrestuar një person pasi ka tentuar të kryente një grabitje në një argjendari. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia i ka thënë KOHËS se i dyshuari ka dështuar ta kryente veprën pasi “është vënë nën kontroll nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”

“Rasti ka ndodhur rreth orës 18:30. I njëjti më pas është arrestuar nga ana e Policisë dhe aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rastin. Ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin policor.