Kronikë e zezë

Ndalohen dy shtetas të Maqedonisë, kaluan ilegalisht kufirin

Foto: Ilustrim
 

Janë ndaluar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut në fshatin Zllakuqan të mërkurën, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni – Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Policia, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore janë liruar.