Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dyshohet se në Pejë vodhi gjëra me vlerë nga dy turistë arabë

 

Është arrestuar një person në fshatin Qerim të Gjakovës, me dyshime se kishte vjedhur në Pejë gjëra me vlerë nga vetura e dy turistëve të Arabisë Saudite.

Viktimat kishin raportuar në Polici të mërkurën se nga vetura e tyre e parkuar i dyshuari kishte vjedhur një llaptop, tre telefona celularë e gjëra tjera personale.