Kronikë e zezë

Policia në kërkim të ferizajasit: Është i armatosur dhe i rrezikshëm

Policia
Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt, është në kërkim të Adil Krasniqit, që dyshohet për veprën penale grabitje e armatosur.

Përmes një komunikate, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tij. Krasniqi, i lindur më 17 shkurt 1986, thuhet se është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.