Kronikë e zezë

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë, po transportonte fanella pa dokumente përcjellëse

 

Është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në fshatin Zllakuqan të Gjilanit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari po transportonte fanella pa dokumente përcjellëse.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit i është konfiskuar malli, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt.