Kronikë e zezë

Ferizajasi publikon në Tik Tok video duke dëmtuar pronën publike, arrestohet

 

Stacioni policor në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një thikë dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendndodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.