Kronikë e zezë

Arrestohet hajni që grabiti një shtëpi në Mitrovicë

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së sotme për veprën penale, ‘’Vjedhje e rëndë’’.

‘’Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën Ferat Dragaj në Mitrovicë, në një shtëpi private, ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera’’, thuhet në njoftimin e Policisë.