Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për ofrim të lokaleve për prostitucion në Gjilan

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan për ofrim të lokaleve për prostitucion.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati.