Kronikë e zezë

Policia ndalon një person në Leposaviq, po kontrabandonte 100 kg peshk

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq është ndaluar një automjet me të cilin po tentohej të kontrabandoheshin nga Serbia 100 kilogramë peshk.

Në orën 03:20 të mërkurën është ndaluar në fshatin Sarpel të Leposaviqit një automjet që po drejtohej nga i dyshuari B.B., i cili kishte hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve alternative.