Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Kushtovë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një armë është sekuestruar në një aheng familjar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, pas disa të shtënave me armë.

Siç njoftohet, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.