Kronikë e zezë

Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani që e vrau bashkëshorten

Foto: BR24
 

Gjykata Rajonale në Regensburg të Gjermanisë ka shpallur të mërkurën aktgjykim dënues për kosovarin 56-vjeçar që e kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij në tetor të vitit të kaluar, njofton “BR24”.

Kosovari pasi e kishte kryer veprën kishte shkuar në Polici dhe kishte deklaruar se e vrau bashkëshorten. Ai e kishte ther bashkëshorten disa herë me thikë.