Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim prizrenasit që e kërcënoi zyrtarin policor

 

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.M., pasi ai kishte kërcënuar një zyrtar policor.

Të martën në mesditë, F.M. për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte pasur me zyrtarin policor e kishte kërcënuar atë duke i thënë se do t’ia thyejë nofullën dhe se “do t’i qes në tokë hajnat e shtetit”.