Kronikë e zezë

Policia kap 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

 

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sot ka zhvilluar një operacion në Prishtinë në lagjen “Velania”, me ç’rast janë identifikuar 22 shtetas nga Shqipëria me qëndrim të parregullt në Kosovë.

Në një komunikatë për media thuhet se këta shtetas kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.