Kronikë e zezë

Arrestohet një 47-vjeçar në Ferizaj për substanca narkotike

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga Ferizaj, me inicialet B.I. i moshës 47-vjeçar.

Sipas njoftimit ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.