Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona pasi sulmuan një tjetër brenda një marketi në Prizren

Foto: Ilustrim
 

Tre persona janë arrestuar lidhur me rastin në Prizren, ku në rrugën “Xhemë Gostivari” në një market është sulmuar një person. Të martën u raportua se pas një mosmarrëveshje të çastit me një person të panjohur i cili kishte qenë i armatosur, e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kokë dhe me grushte duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas i dyshuari me një veturë ishte larguar nga aty.

Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.