Kronikë e zezë

Mbytet në lum një kosovar në Zvicër, po ikte nga policia

 

Një kosovar 28-vjeçar është mbytur në lumin Ticino në Zvicër. Ai ishte duke ikur nga policia, pasi kishte kryer një vjedhje në një apartament në Bellinzona, raporton gazta zvicerane “Blick”.

Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është gjetur pak pas orës 10 të mëngjesit në Ponte Rossa në rrethin Galbisio, siç ka njoftuar Policia zvicerane.