Kronikë e zezë

Merr flakë një veturë në “Lakrishte”

 

Një veturë ka marrë flakë sot në kryeqytet, përkatësisht në lagjen “Lakrishte”.

Nuk dihet ende se çfarë ka mundur ta shkaktojë zjarrin në veturë, porse në videon që posedon KOHA, nuk shihet që ekipet emergjente të nevojshme kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.