1 perditesime
Kronikë e zezë

Prokuroria kërkon paraburgim për tre serbët që u kapën me 11 kg drogë

Prokuroria kërkon paraburgim për tre serbët që u kapën me 11 kg drogë
15:26

Prokuroria kërkon paraburgim për tre serbët që u kapën me 11 kg drogë

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan që të caktohet masa e paraburgimit ndaj tre serbëve, P.S., A.V. dhe S.A. që u kapën me mbi 11 kilogramë drogë.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë në ndalim 48-orësh.

Të dyshuarit janë kapur me 11 kilogramë e 55 gramë marihuanë nga Policia e Kosovës në Gjilan të mërkurën rreth orës 17:30.

Ata akuzohen për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërkohë i pandehuri S.A. dyshohet edhe për veprën penale “mbajtje në pronës, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Ai ka mbajtur në pronësi dy pistoleta, një karikator dhe 176 fishekë, të cilët janë sekuestruar.

10:39

Arrestohen tre serbë me 11 kilogramë drogë në Gjilan

Tre shtetas të Serbisë janë arrestuar me 11 kilogramë substanca të dyshuar narkotike në Komunën e Gjilanit,

Njoftohet se njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren kanë arritur që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion.

“Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale: një revole C.Zastava, 9mm, një karikator me 142 fishekë-9mm, një revole dhe 34 fishek-magnum, cal 44mm.

Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.