1 perditesime
Kronikë e zezë

Prokuroria e cilëson si “vdekje të dyshimtë” rastin e 36-vjeçarit në Aqarevë

Prokuroria e cilëson si “vdekje të dyshimtë” rastin e 36-vjeçarit në Aqarevë
Foto: Ilustrim/KOHA
16:15

Prokuroria e cilëson si “vdekje të dyshimtë” rastin e 36-vjeçarit në Aqarevë

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbytjes së 36-vjeçarit nga treni në Aqarevë të Skenderajt.

Prokuroria e Shtetit rastin është duke e hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot me datë 23.08.2021, rreth orës 06:43, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Aqarevë të Skenderajt, treni kishte shtypur një person. Të gjitha njësitë kompetente kane dalë në vend të ngjarjes e po ashtu edhe mjeku kujdestar nga QKMF Skenderaj, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës D.H., 36 vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Trafiku Rajonal, hetimet dhe krim-teknika rajonale si dhe mjekësia ligjore, trupi i pajete është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

12:48

Vdes një person në Skenderaj pasi u godit nga treni, rasti po cilësohet si vetëvrasje

Një person ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm në fshatin Aqarevë në Skenderaj, pasi është goditur nga treni, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 6:43 të mëngjesit, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Rasti po cilësohet si vetëvrasje, ka bërë të ditur nga Policia dhe po vazhdojnë hetimet. Viktima është e moshës rreth 36-vjeçare. 

“Rasti është raportuar në Polici rreth orës 06:43, informata ka qenë se një person është goditur nga treni. Ngjar ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Viktima është rreth moshës 36-vjeçare. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së së Skenderajt ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet, mirëpo pasi është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar si ‘vetëvrasje’ dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.