Kronikë e zezë

Ndalohet një shtetas i Malit të Zi, po kontrabandonte cigare

 

Është ndaluar një shtetas i Malit të Zi i dyshuar për kontrabandim të cigareve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se te pikë kalimi Kulla dje rreth orës 16:50 është arrestuar i dyshuari, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar dy çanta, në të cilat kishte 100 shtek cigare.