Kronikë e zezë

Mbi tetë vjet burgim tre të akuzuarve për narkotik

Foto: Ilustrim
 

Me mbi tetë vjet burgim janë dënuar tre të akuzuar për narkotik. Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit H.B.; Sh.B. dhe K.B. për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I pandehuri H.B. u dënua me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj, dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro; të pandehurit Sh.B. për veprën penale në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet e dhjetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro, ndërsa të pandehurin K.B. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro.