Kronikë e zezë

Dy qytetarë të Mitrovicës i dorëzojnë në polici kuletat e gjetura

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës, Drejtoria në Mitrovicë, ka bërë të ditur se të enjten, në stacionin Policor Jugu në Mitrovicë janë raportuar dy raste të gjetjes së kuletave nga dy qytetarë.

Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit Isa Boletini në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.