Kronikë e zezë

Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Pejë

Foto: Ilustrim
 

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë e Vogël e Pejës.

Policia ka njoftuar se viktima ishte goditur nga një veturë duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ndonëse këmbësori ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, atje ka vdekur si pasojë e lëndimeve.