Kronikë e zezë

Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19

 

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1977 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Javëve të fundit janë shtuar dukshëm kontrollet e Policisë, por edhe inspektorateve komunale, me qëllim vënien nën kontroll dhe mospërhapjen e COVID-19.