Kronikë e zezë

Arrestohet një noter, dyshohet se tjetërsoi një pronë në Hajvali

 

Një noter është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën e tjetërsimit të një prone në Hajvali të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me të janë arrestuar edhe tre të tjerë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”.