Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në kufi, falsifikuan testet për COVID-19 pa u testuar fare

Foto: Ilustrim
 

Zyrtarë policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak kanë zënë dy të dyshuar që po tentonin ta kalonin kufirin me teste false për COVID-19.

“Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare”, thuhet në njoftimin e PK-së.