Kronikë e zezë

Në Stanovc të Epërm vdes një person pasi dyshohet se u vetëplagos

Foto: Ilustrim
 

Një person ka vdekur dje si pasojë e plagëve me armë zjarri. Policia e Kosovës në raportin ditor, ka njoftuar se viktima është plagosur aksidentalisht në fshatin Stanovc i Epërm, Vushtrri.

“Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.