Kronikë e zezë

Vdes një person në Prizren, u rrokullis me traktor

Foto: Ilustrim
 

Një person ka vdekur në një aksident me traktor në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në orën 16:00, ku viktima mashkull gjatë punës në një vend malor është rrokullisur duke pësuar lëndime të rënda trupore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.