Kronikë e zezë

Arrestohet një zyrtar i Doganës së Kosovës

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një zyrtar doganor në Pikën e kalimit të Vërmicës është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dogana ka njoftuar se i dyshuari ka pranuar mito, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, thuhet në njoftim.