Kronikë e zezë

Gjykata çon në paraburgim zyrtarët e MPB-së dhe MPJ-së, të dyshuar për ryshfet

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ua ka caktuar masën e paraburgimit zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdyl Fazliu, dhe atij të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Blerim Gërbeshi, të arrestuar të enjten, nën dyshimin për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

KOHA ka mësuar se ata janë arrestuar nën dyshime për ryshfet në lidhje me vula apostile.