Kronikë e zezë

Rrihet një grua në Pejë, arrestohen dy persona

 

Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereza” në Pejë të shtunën, ku lëndime ka pësuar një grua. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rrahjen e kanë kryer dy persona, të cilët janë arrestuar më pas.

"Rasti është iniciuar në Prokurori si lëndim i lehtë trupor", ka njoftuar zëdhënësi Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.