Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë një person në Graçanicë, ra nga një objekt

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 8-10 metrash në Graçanicë, derisa po punonte në një objekt. Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur të hënën në orën 16:40, dhe se i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore.

Shkaqet e rastit ende nuk dihen ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim.