Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, s’raportohet për të lënduar

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një kamion dhe një autobus janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur sot në orën 10:45, derisa sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.