Kronikë e zezë

Mungojnë dëshmitarët, dështon gjykimi për krim të organizuar me vizat italiane ndaj Rugovës e të tjerëve

 

Në mungesë të dëshmitarëve Istref Metaj dhe Arif Ademaj, është shtyrë seanca e së mërkurës në rastin ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Florjan Petanit, Qefser Baholli dhe Izet Beqirit.

Të gjithë këta po akuzohen se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Akuza thotë se Ukë Rugova kishte menaxhuar këtë grup kriminal, raporton “Betimi për Drejtësi”.