Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitur në Graçanicë, dyshohet se kanë kryer vjedhje

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të martës janë arrestuar dy të mitur në Graçanicë. Të miturit kishin tentuar të largoheshin në këmbë nga automjeti i tyre.

Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarit kanë marrë lëndime.