Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që dyshohet se e theri me thikë vëllain

Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që dyshohet se e theri me thikë vëllain
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.M., me dyshime për lëndim të rëndë trupor.
Prokuroria ka treguar se rasti ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku pas një mosmarrëveshje paraprake i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e viktimës F.M. dhe pas një fjalosje e ka goditur atë me thikë në anën e djathtë të brinjëve.
I dyshuari është ndaluar.
Rastin e ka raportuar edhe Policia e Kosovës, që ka thënë se ka ndodhur në mbrëmjen e të mërkurës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, M.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Arrestohet gjakovari, theri me thikë vëllain
Në Gjakovë, një person ka therur vëllain e tij.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari u arrestua ndërsa i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Gëzim Çela po strehohej nga një kosovar në një fshat të Vitisë

22-vjeçari që vdiq në aksident në Itali është nga Rahoveci

Prokuroria propozon masë korrektuese për 16-vjeçarin që planifikoi sulm terrorist në Pejë

Nga 1 muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual dhe fotografim të paautorizuar

Një kosovar e një shqiptar në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

Arrestohen pesë persona në Malishevë, u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshjeje

Arrestohet burri që po bashkëjetonte me të miturën që u raportua e zhdukur

Në Lipjan arrestohen tre të dyshuar për detyrim në prostitucion

Dy aksidente në rajonin e Pejës, 5 të lënduar

Sekuestrohet duhan në vlerë prej 113 mijë eurosh

Dënohen me nga dy vjet burgim të akuzuarit që sulmuan Valon Sylën
