Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, u kapet një sasi kokaine

 

Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Ferizaj, pas hetimit disa mujor dhe aplikimin e masave të veçanta në rastin e koduar “ODA”, në funksion të zbatimit të planit taktik, të shtunën më 25.09.2021, rreth orës 11:45, në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VË Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T.

Vetura fillimisht është ndalur nga Patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes.