Kronikë e zezë

Lirohet në arrest shtëpiak i dyshuari për aksidentin që ua mori jetën 5 personave

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Personit që dyshohet se kishte shkaktuar aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt qershorin e këtij viti, ku kishte rezultuar me vdekjen e 5 personave, i është ndryshuar masa e paraburgimit.

Këtë të premte, me kërkesë të Prokurorisë, E.M, është liruar për në arrest shtëpiak, ka konfirmuar zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi-Hoti. Ajo i ka thënë KOHËS se masa e arrestit shtëpiak është në afat prej 1 muajsh.