Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Foto: Ilustrim
 

Një banor i Shtëpisë së Pleqve në fshatin Zahaq të Pejës është gjetur pa shenja jete të mërkurën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se rreth orës 11:40 policia është njoftuar se në Shtëpinë e Pleqve është gjetur një person pa shenja jete.