Tre persona u raportuan të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të zhdukjes në Kosovës.
Një vajzë nga Klina është raportuar e zhdukur. Nëna e saj ka raportuar në Polici të enjten se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti sipas Policisë është duke u hetuar.
Dy raste të tjera janë raportuar në Prishtinë. Një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Tutje një person ka raportuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.