Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Elbasan, ku janë qëlluar për vdekje një 50-vjeçar dhe një 43-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji.
50-vjeçari, baba i dy fëmijëve është ekzekutuar sapo ka ndaluar pranë një karburanti. Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.
50-vjeçari më herët raportohet të ketë qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.
Ndërkaq 43-vjeçari dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një përplasje me armë para tri vjetësh në Tetovë ku kishte mbetur i vdekur një person.
Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion për autorët, por policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.