Kronikë e zezë

​Supremja kthen në rigjykim çështjen ndaj inspektorëve të Prishtinës, të arrestuar më 2014

 

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj katër inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës”.

Më 16 dhjetor 2020, Themelorja i shpalli fajtorë të pandehurit I.H., S.C., B.S., V.A., B.I., A.M., A.A., M.Sh, G.C. dhe D.R. për keqpërdorim të detyrës, ndërsa të pandehurit I.H. dhe S.C. edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi ose kontroll të paautorizuar dhe të pandehurin Q.P. për falsifikim të dokumenteve. I.H. qe dënuar me burgim prej dy vitesh. S.C. me një vit, ndërsa të pandehurit B.S., V.A., B.I., me gjashtë muaj dhe që ishte shndërruar me gjobë. Të pandehurit tjerë A.M., G.C., A.A., M.Sh. dhe D.R., me gjashtë muaj që po ashtu e shndërruan dënimin me gjobë.