Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për dhunë në familje

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur dy persona në Mitrovicë me dyshime për dhunë në familje.

“Arrestimi i dy të dyshuarve, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “dhunë në familje”, njofton Policia.