Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të miturit nga Gjakova

 

Policia e Kosovës është në kërkim të Sejhan Nivokazit nga fshati Skivjan i Gjakovës i lindur më 27 dhjetor 2003. Ai ishte larguar nga shtëpia më 4 prill të këtij viti, dhe që nga ajo kohë familjarët nuk dinë asgjë për të

“Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit ne fjale, por ne lidhje me ketë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë”, thuhet në njoftimin policor.