Kronikë e zezë

Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, i dënuar për bashkëjetesë me një të mitur

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten B.T., në Ferizaj, që dyshohet për veprën “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”. I dyshuari 19-vjeçar është arrestuar në ora 06:30, i dënuar nga Gjykata Themelore për veprën në fjalë me tri vjet burgim.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.