Kronikë e zezë

Gjuajti me revole më një aheng në Prizren, Policia interviston të dyshuarin

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një aheng familjar në Kojushë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me revole. Sipas njoftimit policor, i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë, e cila më pas i është konfiskuar së bashku me një karikator.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.