Kronikë e zezë

Gruaja rrah një mësimdhënëse në Ferizaj

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Ferizaj pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësimdhënëse të shkollës së mesme të ulët “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok.

E dyshuara B.P., 35-vjeçare, thuhet se e ka sulmuar 58-vjeçaren pasi vajza e saj kishte marrë vërëjtje në shkollë.